Foto ilustruese

Të dënuar për drogë, atentat ndaj dy shqiptarëve në Itali, dyshohet për larje hesapesh

3 Mars, 20:02| Përditesimi: 3 Mars, 22:44

  • Share

ITALI- Dy shqiptarë të dënuar për drogë janë qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në via Casilina, pranë Borgata Finocchio, në periferi të Romës.

Të rinjtë të moshës 26 vjeç janë qëlluar teksa ndodheshin në makinën me të cilin po lëviznin, që e kishin marrë me qira, raportojnë mediet italiane.

Të rinjtë ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa plumbat i kanë prekur në këmbë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen por nuk përjashton as mundësinë e një hakmarrjeje për çështjet e lidhura me drogën.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?