Të dehur në timon, vihen nën hetim 10 drejtues mjetesh në Fier! 2085 gjobiten për shkelje të qarkullimit rrugor (VIDEO)

12 Korrik 2022, 15:36| Përditesimi: 12 Korrik 2022, 15:54

  • Share

FIER- Policia Rrugore e Fierit ka proceduar penalisht 10 drejtues mjetesh gjatë javës që lam pas, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Ndërkohë janë proceduar administrativisht gjithsej 2085 drejtues mjetesh. 880 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.

151 drejtues mjetesh, janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. 196 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit, ndërsa janë vendosur 374 masa administrative për parakalime të gabuara.

Sakaq janë pezulluar 148 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 4 të tjera për drejtim automjeti, nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Janë vendosur 34 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.  Gjithashtu janë vendosur 425 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Audi: 12/07/2022 19:58

    Eh policat e shkret e kan mendjen tek gjobat nuk e din qe u pallohen grat bam ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?