Kronikë

Të dehur në timon, me shpejtësi tej normave të lejuara dhe pa patentë, arrestohen në Lezhë 5 shoferë, hetohen në gjendje të lirë edhe 2 të mitur

14 Korrik 2021, 10:29| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 08:58

  • Share

Policia Rrugore e Lezhës vijon me ndëshkimin e shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorë, ku në 24 orët e fundit janë arrestuar 5 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë edhe dy të mitur.

Janë arrestuar në flagrancë personat me inicialet M. D., I. S., A. Sh., E. A. dhe S. I., si dhe janë proceduar penalisht shtetasit F. N. dhe Z. N., pasi janë kapur nga policia duke drejtuar mjetet e tyre pa patentë, në akset rrugore Lezhë-Milot-Kurbin dhe Lezhë-Mabë-Shkodër.   

Policia njofton po ashtu se janë tërhequr 21 leje drejtimi dhe janë vendosur 58 masa administrative për tejkalim shpejtësie, 65 për parakalime të gabuara, manovra të rrezikshme dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.   

Po gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar për verifikim në Komisariatet e Policisë Kurbin dhe Lezhë, 6 drejtues mjetesh.

 

Ora 10:56
Durrës/Pa patentë dhe të dehur në timon, në 2 javë arrestohen 12 shoferë, vendosen 1349 gjoba

Vetëm në dy javët e para të korrikut, Policia e Durrësit gjatë kontrollit të drejtuesve të mjeteve për zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor ka arrestuar 12 shoferë dhe ka vendosur 1349 gjoba.

Gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas që drejtonin mjetet e tyre pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit dhe 1 shtetas tjetër për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Në të gjithë qarkun e Durrësit, gjatë 14 ditëve të para të muajit korrik janë vendosur 1349 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.  

• Janë pezulluar 61 leje drejtimi, nga këto 10 për pije alkoolike dhe 51 për shpejtësi tej normave të lejuara;

•Janë vendosur 78 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;

•396 masa administrative për parakalime të gabuara;

•45 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?