Foto ilustruese

Të dehur në timon dhe pa patentë, vihen në pranga 3 shoferë në Vlorë! Arrestohet edhe një 43-vjeçar, kundërshtoi me dhunë policët

15 Gusht 2023, 12:45| Përditesimi: 15 Gusht 2023, 12:48

  • Share

Tre shoferë janë vënë në pranga, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur dhe pa patentë. Ndërsa një 43-vjeçar është arretuar, pasi kundërshtoi me dhunë policët gjatë shoqërirmit në komisariat.

Gjatë kontrolleve të kryera nëpër akse të ndryhsme në Vlorë, Policia Rrugore arrestoi tre shoferë.

-R. H., 50 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-M. L., 31 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-K. P., 21 vjeç, banues në fshatin Nartë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, i papajisur me leje drejtimi.

Ndërsa një 43-vjeçar me iniciale K. H., banues në Vlorë, është vënë në pranga pasi ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në ambientet e Komisariatit, për sqarimin e rrethanave të një konflikti ndërmjet këtij shtetasi dhe familjarëve të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?