Foto ilustruese

Të dehur në timon dhe pa patentë, rrezikuan veten dhe përdoruesit e rrugës! Në pranga 5 shoferë në Tiranë

27 Korrik 2023, 09:52| Përditesimi: 27 Korrik 2023, 09:55

  • Share

Pesë drejtues mjetesh janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi u kapën në shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Konkretisht, tre persona janë arrestuar pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Në pranga kanë rënë A. D., 27 vjeç, Sh. Ç., 47 vjeç dhe M. M., 55 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu një 55-vjeçar është arrestuar për të njëjtin shkak.

Sipas njoftimit të policisë shoferi 55-vjeçar, teksa po drejtonte makinën në gjendje të dehur, është përplasur me motorin me drejtues 28-vjeçarin me iniciale A.M, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

28-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa E. H., 33 vjeç, është vënë në pranga, pasi u kap duke drejtuar motorin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Veri: 27/07/2023 12:16

    Hiquani patentat dhe mos ua ktheni, jo vetem gjoba. As arrestime, se nuk ka pse t'i mbajme me buke nga xhepat tone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?