Të dehur dhe pa leje drejtimi në timon, 3 të arrestuar e 315 të gjobitur gjatë muajin gusht në Kukës (VIDEO)

2 Shtator 2020, 09:29| Përditesimi: 2 Shtator 2020, 09:32

  • Share

KUKËS- Tre persona janë arrestuar gjatë muajit gusht, për thyerje të rregullave të qarkullimit, ndërsa janë gjobitur 315 shoferë e janë bllokuar 2 automjete.

Njëri prej të arrestuarve ka drejtuar mjetin në gjendje të dehur kurse dy të tjerë kanë udhëtuar pa leje drejtimi, të cilët do të dënohen për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë parregullt”.

Konkretisht janë vendosur:

• 12 masa për parakalime të gabuara;

• 21 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

• 15 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

•21 për parakalime të gabuara;

•246 qëndrim dhe pushim të gabuar të automjeteve.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?