Të dehur dhe nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohen 22 shoferë gjatë një jave në Tiranë! Mbi 3 mijë të tjerë gjobiten për shkelje në rrugë

6 Korrik 2023, 13:40| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 14:23

  • Share

22 shoferë janë vënë në prangat e Policisë Rrugore Tiranë gjatë një jave, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose nën ndikimin e lëndëve narkotike. Ndërsa 3332 drejtues mjetesh janë gjobitur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

 Nga kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik për veten dhe për përdoruesit e tjerë të rrugës, janë vënën në pranga 22 shoferë , për drejtim automjeti në gjendje të dehur apo në efektin e lëndëve narkotike dhe për shkelje të rregullave të tjera të qarkullimit rrugor.

Gjithahstu gjatë një jave policia rrugore ka ndëshkuar e gjobë 3332 shoferë,për shkelje të ndryshme.

- 261 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara;

- 586 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

- 55 masa administrative për xhama të errësuar;

- 352 masa administrative për mosdhënie përparësi këmbësorëve, në vijat e bardha;

- 1487 masa administrative për mosvënie të rripit të sigurimit, nga drejtuesit e automjeteve;

- 367 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve;

- 224 masa administrative për parakalime të gabuara.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?