Të dashuruar si ditën e parë! Ledri Vula dhe Sara Hoxha shkëmbejnë puthje pasionante në publik (VIDEO)

25 Maj 2023, 15:31| Përditesimi: 25 Maj 2023, 15:47

  • Share

Reperi i njohur Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha janë prej çifteve më të komentuara dhe më të dashur për publikun.

Ndonëse fama e Sarës erdhi pas lidhjes me reperin e suksesshëm, ajo tashmë ka krijuar audiencën e  saj që pas fitores së spektaklit të vallëzimit, ‘Dancing Ëith The Stars Albania’. Përveç kësaj ajo është edhe influencuese në rrjetet sociale.

Ndonëse të angazhuar në fusha të ndryshe, ata shfaqen gjithmonë krah njëri-tjetrit në momentet e tyre më të rëndësishme.Së fundmi reperi Ledri Vula ka promovuar albumin e tij më të ri në ardhje, “1 Goat për ty” dhe në mesin  e fansave dhe mbështetësve të këngëtarit nuk kishte si të mungonte partnerja e tij Sara.

Në mesin e shumë miqve, të ftuarve VIP e disa fansave të tij, reperi i shumë hiteve të hip-hopit ka interpretuar live para audiencës disa nga këngët e tij të reja të albumit dhe përgjatë koncertit partnerja e tij, Sara Hoxha, u ngjit në skenë bashkë me të duke kënduar pjesë nga këngët.

Dyshja dukeshin shumë bukur krah njëri-tjetrit, duke u përqafuar dhe ledhatuar teksa gjithë sytë e publikut ishin nga ata.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?