Jasir Asani

Të dashuruar pas Jasir Asanit, dy skuadra nga Japonia në garë për mëngjarashin

30 Nëntor 2023, 15:52| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 15:53

  • Share

Jasir Asani është emri që po qarkullon më së shumti nga lojtarët e kombëtares shqiptare. Padyshim mëngjarashi ishte një zbulim i kualifikueseve të Euro 2024, me 28-vjeçarin që shënoi tre supergola dhe ndihmoi tanët për finalet e Europianit të Gjermanisë.

Pjesë e Guangju FC në Korenë e Jugut, shkupjani ka shumë fansa dhe forma e tij ka bërë që interesi të jetë i madh. Së fundmi, nga Japonia bëhet me dije se Kauasaki dhe Cerezo Osaka janë klubet e interesuara për shërbimet e tij.

Ishullorët duket se janë larg pritshmërive, pasi Asani kërkon një rikthim të madh në Evropë. Celta Vigo në Spanjë ka shprehur interes për Asanin, ndërsa pritet që janari të zbulojë edhe oferta të tjera për sulmuesin anësor, me merkaton që pritet të jetë e "nxehtë" për të në dimër.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?