“Të çohen para drejtësisë politikanët e lartë”, Nisma Thurje që denoncoi koncesionin e sterilizimit: Paratë e vjedhura t’u kthehen shqiptarëve!

17 Gusht 2023, 14:14| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 15:38

  • Share

Nisma Thurje përgëzon SPAK-un për arrestimet e Ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodjan Rjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj lidhur me koncesionin e sterilizimit

Çdo hap në avancimin me hetimin e kallëzimit të depozituar nga Nisma Thurje në Dhjetor të vitit 2019 është një hap në drejtim të rikthimit të besimit tek drejtësia.  
I inkurajojmë prokurorët e SPAK-ut që të mos kufizohen në nivelin e funksionarëve publik, por të çojnë përpara drejtësisë politikanët e lartë duke nisur që nga ish ministri Ilir Beqaj e deri ku arrin zinxhiri i vendimmarrjes.


Thurje kërkon që të konfiskohen dhe pasuritë 

"Gjithashtu presim që paratë që i janë vjedhur shtetit shqiptar të konfiskohen dhe t'u rikthehen shqiptarëve. Vilat që janë ndërtuar me paratë e sterilizimit të kthehen në qendra shëndetësore shtetërore. Populli shqiptar i ka sytë nga drejtësia e re. Katër vite kanë kaluar që nga denoncimi ynë. Nuk ka më kohë për të humbur."

.Prokuroria e Tiranës deklaroi në vitin 2016 se kontrata e sterilizimit nuk ka elemente të veprës penale dhe e mbylli dosjen, por hetimi rinisi pas 3 vitesh kur Nisma Thurrje dërgoi një denoncim në SPAK-un e sapokrijuar.


Lajmi kryesor:

Arrestimet për koncesionin e sterilizimit, Basha: Korrupsioni i Ramës, hetimi të çohet deri në fund! Nisma ‘Thurje’: Të nxirren para drejtësisë politikanët e lartë


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?