Të dënuarit në grevë, shkarkohet drejtori i burgut të Peqinit

6 Tetor 2020, 13:02| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 13:38

  • Share

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut te Peqinit, Bukurosh Mallutaj.

Drejtori është shkarkuar për shkak të mosmenaxhimit të situatës në këtë burg, ku shumë të dënuar janë në grevë për disa ditë me rradhë, duke refuzuar edhe ushqimin.

Lajmi i shkarkimit është konfirmuar nga vetë drejtori për Report Tv.

Si pasojë e grevës ka pasur edhe transferim të dënuarish në spitale, për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.

Shkarkimi i Mallutajt nuk do të jetë lëvizja e vetme pasi pritet të ketë edhe ndëshkime të tjera për këtë situatë.

Komento

Komente

  • Zani i Coles: 06/10/2020 13:12

    Bukuroshi vajti te drute...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?