Boksieret Krenar dhe Rexhildo Zeneli

Të bllokuar prej 2 javësh në Angli, 'Air Albania' sjell në atdhe dy boksierët shqiptarë

1 Prill 2020, 20:02| Përditesimi: 1 Prill 2020, 20:06

  • Share

Krenar dhe Rexhildo Zeneli, dy boksier shqiptarë nga Vlora dhe kushërinjtë, prej datës 13 mars janë bllokuar në Angli. Pas disa anulimesh të fluturimeve të tyre, sot dy boksierët kthen në shtëpinë e tyre përmes fluturimit me "Air Albania".

Lajmin e mirë e kanë dhënë përmes postimeve në rrjetet sociale.

Dy boksieret shqiptarë u bllokuan në Britani  pas mbylljes së kufijve për shkak të COVID-19. Ato ndodheshin në Britani për të përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Europian dhe për të siguruar pikët për Lojërat Olimpike.

Më herët boksierët në një intervistë për 'Report TV' treguan se disa herë u është shtyrë udhëtimi, por sot ato kthehen ën atdheun e tyre, ku do qëndrojnë në karantinë të detyruar për 14 ditë, ashtu si çdo person i ardhur nga vendet e prekura.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?