Foto ilustruese

Të bërtiturat dhe toni agresiv ndaj fëmijëve mund të jenë po aq të dëmshme sa abuzimi fizik apo seksual

17 Janar, 20:49| Përditesimi: 17 Janar, 20:57

  • Share

Studimet e reja nga SHBA dhe Britania e Madhe kanë treguar se të bërtiturat ndaj fëmijëve mund të jenë po aq të dëmshme sa abuzimi fizik apo seksual.

Sipas autorëve të hulumtimit, mënyra agresive sesi mund t’u drejtohemi fëmijëve kishin një ndikim negativ. Prindërit dhe mësuesit janë personat me më së shumti ndikim në sjelljen e të miturve.

Më tej në studim theksohet se disa prej efekteve të abuzimit verbal mundet që të zgjasin gjatë gjithë jetës së fëmijës. Abuzimi mund të krijojë efekte emocionale dhe psikologjike ku përfshihet rritja e zemërimit, keqpërdorimi i substancave, depresionin dhe vetëdëmtimin.

Studiuesit thonë se duhet të ketë një mënyrë më të mirë për të përcaktuar abuzimin verbal. Aktualisht, katër kategori përfshijnë abuzimin e fëmijëve: abuzimi fizik, abuzimi seksual, abuzimi emocional dhe neglizhenca.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?