Të barabartë në pushtet, të ndarë në shoqëri

18 Gusht 2020, 20:04| Përditesimi: 18 Gusht 2020, 20:12

  • Share

Shqiptarët në Maqedoni kanë fituar një premtim për një kryeministër shqiptar, nëse krijohen kushtet në 100 ditët e fundit të mandatit, e cila duket se është një mënyrë për ta tejkaluar retorikën e fushatës zgjedhore të Ali Ahmetit. Por përtej kësaj shqiptarët kanë fituar pozita të forta politike duke marrë kryesimin e Kuvendit, Ministrinë e Jashtme Ministrinë e Financave dhe zëvendëskryeministrin e parë.

Politikani veteran i BDI Ali Ahmeti, arriti të lërë në minorancë rivalët e tjerë nacionalist shqiptarë, duke rritur retorikën nacionaliste “për një kryeministër shqiptar” dhe duke i bërë ata fajtorë të përcarjes së faktorit shqiptarë. Fal abstenimit të votuesve maqedonas dhe garësmaqedoni së fort mes shqiptarëve, këta të fundit  kanë arritur një rekord historik deputetësh dhe një rekord historik përfaqësimi në qeveri. 

Por këto rekorde janë brenda statukuos së shqiptarëve në Maqedoni si pakicë e paintegruar,që nuk sjellin ndonjë frymë ndryshimi. Thjeshtë u kanë marrë më shumë pushtet palës maqedonase në emër të elektoratit shqiptar.

Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Maqedoni sot është mbi nivelin e asaj cfarë përfaqësojnë realisht qytetarët shqiptarë në Maqedoni. 

Por ndryshimi nuk vjen nga avancimi i elitës politike në pushtet, por nga integrimi real i shqiptarëve në Maqedoni dhe avancimi i statusit të tyre, si qytetarë të dorës së dytë në qytetarë normal të Maqedonisë.

Sot shqiptarët kanë maksimumin e fitoreve politike që ata mund të kenë për një kohë të gjatë në Maqedoni, pasi kanë kryeparlamentarin, kanë Ministrinë e Jashtëm Ministrin e Financave dhe zëvendëskryeministrin e parë, por qytetarët shqiptarë në Maqedoni janë sërisht më të varfër se ato maqedonas, më pak të integruar se ata në sistemin administratës të Maqedonisë, më pak të shkolluar, më pak të përfaqësuar në ushtri, polici dhe arsim, dhe pse të mos themi dhe më pak të prirur të integrohen si shtetas të Maqedonisë.

Kjo vjen nga fakti se në Maqedoni, gara për statusin e shqiptarëve është në nivel politik dhe jo në integrimin real të shqiptarëve.

Elitës politike shqiptare në Maqedoni, u intereson një geto shqiptarësh të cilët mund ti gënjesh me retorikë patriotike, mund ti mobilizosh duke u thënë se do kemi kryeministrin shqiptar, mund të iluzionosh me kandaturë presidenti shqiptar, dhe në fund ti përdorësh për të rritur kuotat në pushtetin politik të Maqedonisë, duke i shtyrë ata dhe më larg Maqedonisë.

Pra kemi një ecje në kah të kundërt të përfaqësimit politik të shqiptarëve, me kahjen e shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Për tu ngjitur lart dhe për të kapur pushtetin elita politike shqiptare në Maqedoni, po e getoizon dhe më shumë elektoratin me retorikë patriotike, ndërsa vet integrohet në poste të rëndësishme politike.

Kjo është arsyeja që ky nivel i lart përfaqësimi politik nuk përbën ndryshim, por avancim politik brenda të njëjtës statukuo politike, ku votuesit shqiptar duhen të jenë sa më shumë shqiptarë, që elita politike të jetë sa më shumë maqedonase. 

Pra e thënë më thjeshtë poltikanëve shqiptarë po i intereson një geto shqiptare e paintegruar në shoqërinë maqedonase, votat e së cilës ti përdorin për më shumë përfaqësim në pushtetin e Maqedonisë. Kjo gjë nuk e ndryshon Maqedoninë dhe as shqiptarët, por forcon ndarjet brenda saj.

Fushata për një kryeministër shqiptar e Ali Ahmetit apo fushata e Blerim Rekës për president shqiptar, janë ilustrimi më i mirë se votat e shqiptarëve merren duke u mbushur mendjen se duhet të jetojnë më vete maqedonasve. 

Kjo ndanë më shumë shqiptarët nga Maqedonia dhe afron më shumë politikanët shqiptar me  pushtetin e Maqedonisë. Ndaj nuk përbën ndryshim cilësor për statusin e shqiptarëve, por ndryshim sasior për pushtetin e politikanëve shqiptarë.

Ndryshimi do të filloj kur shqiptarët të ta japin votën për bashkejetesë me maqedonasit, kur të të votojnë se besojnë tek një shoqëri më e pasur, më e drejt, më e barabartë nga pikpamja etnike dhe më pak e korruptuar dhe jo tek një shoqëri e getoizuar, ku njëra palë flet në emër të shqiptarëve e tjera në emër të maqedonasve, por meqë u duhet pushteti qendror,  i bëjnë ndere njëri tjetrit, duke qenë tolerant në kabinetin qeveritar.

Marrveshja e sotme është historike pasi i bën shqiptarët të barabartë dhe të përfaqësuar denjësisht në pushtetin qendror të Maqedonisë, në atë shtet ku shqiptarët e thjeshtë edukohen të mos e duan por të bashkohen kundër maqedonasve, sa herë ka zgjedhje. Historike do të jetë realisht kur shqiptarët e thjeshtë të jenë po aq të barabartë me maqedonasit, sa janë bërë të barabartë me votat e tyre, politikanët shqiptarë me ata maqedonas sonte në mbrëmje.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gentius: 18/08/2020 20:44

    Jo faleminderit nuk dua bashkjetes me sllavomaqedonasit por bashkim me Shqiperine!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?