Giovanni Infantinom kreu i FIFA-s

Të ardhura të shumta, FIFA kërkon që Kupa e Botës të zhvillohet çdo tre vjet

20 Dhjetor 2022, 13:02
  • Share

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dëshiron që Kupa e Botës të zhvillohet çdo tre vjet. Daily Mail bën me dije se ky është plani që kreu i FIFA dëshiron të vendosë në jetë pas vitit 2030, pasi deri në këtë periudhë është dakordësuar thuajse çdo detaj për dy Botërorët e ardhshëm, me atë të 2026 që do zhvillohet në Kanada, SHBA dhe Meksikë.

Infantino e ka të sigurt një mandat të ri në krye të FIFA-s, teksa dëshiron edhe një të tretë për të vendosur në jetë planin e tij për Botërorin çdo 3 vjet. Më herët FIFA kërkoi që Botërori të zhvillohej çdo 2 vjet, me planin që u hodh poshtë.

Mësohet se plani i ri për Kupën e Botës çdo tre vjet ka miratimin e federatave në Azi dhe Afrikë, me FIFA që kërkon mbështetje edhe nga Evropa dhe Amerika e Jugut. 7.5 miliardë euro të ardhura arkëtoi FIFA nga Botërori i Katarit, duke rritur me 840 milionë euro shumën nga katër vite më parë në Rusi.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?