Banesa ku ju vendos tritol Gazmir Kosiqit në nëntor të vitit 2019

E ardhur nga aktiviteti kriminal, GJKKO kalon në pronësi të shtetit pasurinë e Gazmir Kosiqit! Një djalë ia vranë, tjetrin ia plagosën në atentat me tritol

10 Tetor 2022, 12:39| Përditesimi: 10 Tetor 2022, 18:21

  • Share

3 ndërtesa 4 katëshe biznesi, një sipërfaqe truall 77 m2, një apartament me sipërfaqe 67 m2, si dhe dy makina, të sekuestruar në vitin 2020 nga Operacioni Forca e Ligjit, pasuri të vendosura me të ardhurat nga krimi, i kanë kaluar përfundimisht shtetit. Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO-së për konfiskim e pasurisë së Gazmir Kosiqit, 62-vjeç.

Konkretisht GJKKO ka konfiskuar:
Një ndërtesë 4-katëshe biznesi, me sipërfaqe totale 332,3 m2, me Nr. Pasurie {...}, Z.K {...}, e ndodhur në {...}, regjistruar në pronësi të shtetasit G.K. (subjekti). Kjo ndërtesë, është regjistruar më datën 16.02.2016 bazuar në Lejen e Legalizimit, miratuar me VKM Nr. 871, datë 14.12.2016. Ky objekt ka 2 kate shërbime dhe 2 kate banim, ku kati 1-77 m2, kati 11-81,5 m2, kati 111-81,5 m2, kati IV-81,5 m2, me sipërfaqe trualli 77 m2.

Një sipërfaqe trualli 77 m2, me Nr. Pasurie {...}, Z.K {...}, e ndodhur në {...}, regjistruar në pronësi të shtetasit G.K. (subjekti). Kjo ndërtesë, është regjistruar më datën 23.01.2018, bazuar në Lejen e Legalizimit, miratuar me VKM Nr. 871, datë 14.12.2016.

Një apartament me sipërfaqe 67,3 m2, me Nr. Pasurie {...}, Z.K {...}, e ndodhur në {...}, regjistruar në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri është blerë me Kontratë Noteriale me Nr. {...} Rep./Nr. {...} Kol. datë 22.07.2015, për blerjen e një apartamenti, ku shtetasi I.K., ia ka blerë shtetasit S.H..

Pasuria me Nr. {...}, e ndodhur në qytetin {...}, regjistruar në pronësi të I.K. (i biri i subjekti). Kjo pasuri është pjesë e ndarë e pasurisë Nr. {...}, ndërtesë 4 kate, ku 1 kat është Lokal, një kat Hotel dhe 2 kate banim.

Pasuria me Nr. {...}, e ndodhur në qytetin {...}, regjistrim i përkohshëm, regjistruar në pronësi të I.K. (i biri i subjekti). Kjo pasuri është ngritje kati mbi objektin ekzistues 4 katësh, pjesë e ndarë e pasurisë Nr. {...}, (ndërtesë 4 kate, ku 1 kat është Lokal, një kat Hotel dhe 2 kate banim).

Një Automjet me targë {...}, i markës "{...}", model "{...}", me Nr. Shasie “{...}”, prodhim i vitit 2006, me ngjyrë {...}, në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri i është blerë shtetasit I.K., më datën 18.11.2016 me çmim 5000 Euro (konvertuar me 134,2 lekë = 671 000 Lekë), me Kontratë Noteriale blerje Nr. {...} Rep./Nr. {...} Kol. datë 18.11.2016.

Një Automjet me targë {...}, i markës “{...}”, model “{...}”, me Nr. Shasie “{...}”, prodhimi vitit 2004, me ngjyrë {...}, në pronësi të shtetasit I.K. (i biri i subjektit). Kjo pasuri i është blerë shtetasit M.Sh., më datën 18.11.2016, me çmim 5000 Euro, me Kontratë Noteriale blerje Nr. {...} Rep./Nr. {...} Kol. datë 14.01.2018.

62-vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë. Në nëntor të vitit 2019, Gazmir Kosiqit i është vendosur në murin e stallës së bagëtive në Maqellarë një sasi tritoli. Nga shpërthimi i eksplozivit u plagos djali i tij Ismail Kosiqi 30-vjeç. Ndërkohë që një vit para kësaj ngjarje atij i vranë djalin tjetër me tre plumba në gjoks në derën e shtëpisë. Elsi Kosiqi u ekzekutua nga Mahmut Gega. Policia deklaroi asokohe se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës.

Ora 12:43
I vranë të birin në derë të shtëpisë dhe tritol te stalla e bagëtive, kush është Gazmir Kosiqi që sot iu konfiskua nga GJKKO pasuria

1665398455_esli.jpg

Gazmir Kosiqit, 62 vjeç, iu konfiskua sot pasuria me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Por kush është personi i cili akuzohet se ka vënë pasuri nga aktiviteti kriminal?

Në nëntor të vitit 2019, Gazmir Kosiqit, i është vendosur një sasi tritoli në murin e një stalle bagëtish në Maqellarë të Dibrës. Nga shpërthimi i eksplozivit mbeti i plagosur djali i tij Ismail Kosiqi 30-vjeç, i cili mori plagë në këmbë nga cilfat e blloqeve të betonit të murit thethues.

Ndërkohë që një vit para kësaj ngjarje atij i vranë djalin tjetër me tre plumba në gjoks në derën e shtëpisë. Elsi Kosiqi u ekzekutua nga Mahmut Gega. Policia deklaroi asokohe se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës. Ky i fundit u qëllua me tre plumba në kraharor pranë shtëpisë së tij. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë, kur autori e ndoqi nga pas e thirri në emër dhe e qëlloi për vdekje.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?