Kreu i PDSh-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi

Të akuzuar për rastin ‘Titanik 2’, dënohen me nga dy vite burg Menduh Thaçi dhe të dyshuarit e tjerë në Maqedoninë e Veriut

23 Janar 2023, 19:08| Përditesimi: 23 Janar 2023, 19:16

  • Share

Gjykata Themelore në Shkup të Maqedonisë së Veriut ka dhënë vendimin ditën e sotme për të akuzuarit kryesorë për rastin Titanik 2 që lidhet me parregullsitë zgjdhore. Të akuzuarit kryesorë ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijalkov, lideri i PDSh-së, Menduh Thaçi, Bedredin Ibraimi dhe Aneta Stefanovska, Vlatko Shajkovski dhe Sasho Srcev u dënuan secili me nga dy vite burg.

Përderisa Prokurori Publik Gravril Bubevski u shpreh i kënaqur me aktgjykimin dhe tha se nuk do ta ankimojë, avokati i Sasho Mijalkov, Ljupço Shvërgovski paralajmëroi ankesë dhe pret që ky vendim të ketë fatin e njëjtë si aktgjykimi i vitit 2019, përkatësisht të rrëzohet nga Gjykata e Apelit.

“Mendoj se kjo është një humbje për ligjin dhe drejtësinë. Kur e them këtë, e them sepse asnjë nga udhëzimet e Gjykatës së Apelit, të cilat janë vënë në dukje dhe sugjeruar nga gjykata e shkallës së dytë, nuk janë zbatuar nga gjykata e shkallës së parë. Kjo do të thotë se një aktgjykim i tillë nuk mund t’i rezistojë kritikave ligjore të mbrojtjes, ankesën besojmë se Gjykata e Apelit do ta pranojë dhe ose do ta anulojë vendimin e shkallës së parë ose do të caktojë seancën kryesore ku do të vendosë në mënyrë meritore”, tha Ljupçp Shvërgovski, avokat i Sasho Mijalkov.

Rikujtojmë që vepra e Mijalkov vjetërsohet në Prill dhe meqë aktgjykimi i shkallës së parë do të ankimohet, thuajse është e pamundur që e gjithë kjo procedurë të përfundojë para vjetërsimit dhe Mijalkov të merr dënimin e merituar për këtë rast.

Nga ana tjetër kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi gëzon imunitetin e deputetit dhe kësisoj për vepra të cilat nuk janë të dënueshme mbi 5 vjet burg, imuniteti është i vlefshëm dhe do ta shpëtojë përkohësisht nga vuajtja e dënimit.

Sipas aktakuzës, Sasho Mijallkovi, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet të cilën e ka pasur në shoqëri dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçin, në vitin 2013-të, është paraqitur te ai dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Thaçi është paraqitur te Ibraimi, dhe ai ka votuar për shkatërrim.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?