Tayna

Tayna ka një falënderim special për të gjithë fansat e saj në ditën e lindjes!

14 Dhjetor 2022, 15:03| Përditesimi: 14 Dhjetor 2022, 15:04

  • Share

Rap-artistja e njohur shqiptare, Tayna ka sot ditëlindjen! Ajo mbush 26 vjeç.

Tayna, emri i vërtetë i së cilës është Doruntina Shala, ka lindur më 14 dhjetor të vitit 1996 në Prizren.

Ndërkohë, së fundmi, reperja ka publikuar një postim në rrjete sociale, ku falënderon të gjithë fansat e saj.

 “Faleminderit të gjithë fansave të mi që më dhurojnë dashuri çdo ditë të jetës time”, shkroi si fillim Tayna.

“E vlerësoj shumë. Ju jeni dhurata më e mirë për mua”, vijoi reperja.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?