Taylor Swift

Taylor Swift kryeson në listën e shitjeve të albumeve për 2019-ën

3 Mars 2020, 15:29| Përditesimi: 3 Mars 2020, 15:34

  • Share

Taylor Swift është artistja që ka shitur më shumë albume në vitin 2019, sipas IFPI, organizatës që përfaqëson industrinë diskografike në botë.

Ylli amerikan kryesoi për herë të dytë që pas vitit 2014.

Viti 2019 ka qenë një vit suksesesh për Taylor Swift, ku në gusht publikoi albumin e saj të shtatë “Lover”.

Albumi ishte në vend të parë në më shumë se 10 vende të botës dhe gjatë javës së parë të daljes në treg, arriti në 3 milionë kopje të shitura.

Vendin e dytë në klasifikimin e IFPI-së e zuri këngëtari Ed Sheeran me albumin “Collaborations Project”.

Çmimi “Global Recording Artist of the Year” është i shttai për këngëtaren amerikane.

Lista e 10 artistëve botërorë me albumet më të shitura për vitin 2019:

1.Taylor Swift (UMG)

2.Ed Sheeran (Warner)

3.Post Malone (UMG)

4.Billie Eilish (UMG)

5.Queen (UMG)

6.Ariana Grande (UMG)

7.BTS (Big Hit/UMG/Sony)

8.Drake (UMG)

9.Lady Gaga (UMG)

10.The Beatles (UMG)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?