Taylor Swift

Taylor Swift anulon të gjitha turnetë muzikore të këtij viti për shkak të COVID-19, performon këngën 'Together At Home'

19 Prill 2020, 18:50| Përditesimi: 19 Prill 2020, 19:05

  • Share

Taylor Swift ka vendosur të anulojë të gjitha turnetë muzikore të këtij viti për shkak të përhpjes së koronavirusit.

Website zyrtar i këngëtares së famshme ka bërë publik lajmin,

Këngëtarja 30-vjeçare nuk do të ngjitet në asnjë skenë për të kënduar live hitet e saj për fansat që e kanë pritur me padurim këtë moment.

Taylor u shpreh se ndihet e dëshpëruar por ky ishte vendimi duhur për sigurinë e fansave të saj.

Ajo shpreson që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt dhe të mund të takojë fansat e saj e të performojë për ta.

Taylor Swift dha një performancë shumë emocionuese nga albumi i fundit i titulluar Lover, një këngë në lidhje me mamanë e saj.

Mbrëmë gjatë koncertit të koronavirusit “One World”, ajo performoi këngën “Together At Home”, kushtuar të gjithë njerëzve në mbarë globin të prekur nga kriza e COVID-19.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?