Tavo flet si mjek: Ministria e Shëndëtsisë nuk po bën punën e saj, tamponë të afërmëve të të prekurve

23 Korrik 2020, 14:40| Përditesimi: 23 Korrik 2020, 14:42

  • Share

Vangjel Tavo, ish-deputeti i LSI-së, bën akuza ndaj ministrisë së Shëdetësisë duke deklaruar se nuk po bën pjesën që i takon. Sipas Tavos është mëse e saktë që njerëzit duhet të respektojnë masat, duke mbajtur maskat dhe distancën, por sipas tij është shumë e nevojshme që të behen edhe tamponët.

Sipas ish-deputetit, i cili pretendon se po drejtohet si një mjek, është e pafalshme që mos t'u kryehen teste personave të cilëve jan kontak i afërt i të prekurve.

"Ministria e Shëndetësisë vazhdon t’u apelojë qytetarëve për përdorimin e maskave, por ajo nuk po bën detyrën e saj më kryesore: Testime! Testime! Testime!

Rezultojnë individë të infektuar me COVID-19 dhe nuk testohen as familjarët e afërt.

Vërtetë qytetarët duhet të vendosin maskat dhe të mbrohen, të respektojnë distancat, të kujdesen për higjenën, por kjo që po bën qeveria është kriminale. Ky është një krim. 

Të mos bëhen testime personave duke e ditur që pacienti i infektuar ka pasur kontakt me këta persona, është një krim i rëndë që kushton jetë njerëzish dhe duhet që Prokuroria të nisë menjëherë hetimet.

Nuk po ju flas si politikan pasi ka muaj që ka folur Kryeministri e kompani si politikanë, ndaj edhe jemi sot në të këtë situatë të rëndë, por po flas si mjek, si njeri, si prind, si qytetar që shikoj se po rrezikohet jeta e njerëzve nga këta individë të papërgjegjshëm dhe në mënyrë të qëllimtë!

Sepse nuk ka si të jetë ndryshe, pasi vetëm e qëllimtë mund të jetë kjo që po bëhet e që po ndodh!

Nuk dëgjohen apelet e vazhdueshme të OBSH.

Nuk dëgjohet zëri i specialistëve, ndërkohë që rriten rastet e të prekurve dhe fatkeqësisht edhe humbjet e jetëve. Pse?

Po të ishte vetëm mungesa e njohurive, duhet të dëgjonin specialistët, por që as po i pyesin fare!

Kjo është papërgjegjshmëri! Ky është krim!

Maskat ditore duhet të shpërndahen falas!! Është një detyrim i qeverisë!

Nuk e bëni dot? Atëherë largohuni e mos rrezikoni jetën e njerëzve. Ndalni PPP-të miliarda eurosh për sektorë dytësorë dhe investojini në këtë urgjencë kombëtare dhe jetike për qytetarët.

Liberalizoni testimet molekulare (tamponet)

Mos bëni lojën e shurdhit në dëm të qytetarëve!

Po e zhysni vendin në fatkeqësi me këtë sjellje. Ju jeni përgjegjësit.

Bëni strategji e jo politikë! Me specialistët e jo me politikanët

I keni lënë në baltë bluzat e bardha. Heronjtë e heshtur të këtij vendi. Kjo pandemi tregoi se sa të aftë ata janë dhe se sa të paaftë ju jeni. Se sa ata e duan vendin dhe qytetarin dhe se sa indiferentë e të pazotë jeni ju. Ata janë heronj të cilëve nuk keni për t’iu afruar kurrë. Ndaj edhe keni vite që po i largoni për në Gjermani, e vende të tjera, ndërsa sot ata po bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë, madje edhe më me përkushtim: të shpëtojnë jetë njerëzish.

Ne sot jemi në këtë gjendje jo për faj të popullit, por për faj të kësaj qeverie që ka dështuar, por që fatkeqësisht po rëndon mbi vendin dhe po rrezikon shëndetin publik.

Mjaft më me vjedhje! Mjaft më me propagandë. Merrni masa urgjente e lini specialistët të menaxhojnë këtë situatë të rrezikshme. Merrni masa. Tani. Urgjentisht,"-shprehet Vangjel Tavo.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?