Tavë vere me kunguj, vezë, qumësht dhe djathë nga zonja Albana

26 Korrik 2023, 12:55| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 13:00

  • Share

Tavë me kunguj, vezë dhe djathë

Përbërësit:

  • 300 gr kunguj
  • 2 lgj miell
  • 3 vezë
  • 3 lgj qumësht
  • 3 lgj djathë të grirë
  • Proshutë FIX
  • Majdanoz
  • Galetë
  • Arrë moskat
  • Piper i kuq
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Presim kungujt në disqe, i spërkasim me miell, kripë e piper dhe i vendosim në një tavë qelqi të lyer me pak vaj ulliri.  Rrahim vezët me qumësht, shtojmë djathë të grirë, kripě, piper dhe arrë moskat. E shtojmë masën mbi kungujt, vendosim disa feta proshutë, e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?