Tavë qengji me kos nga zonja Albana

13 Shkurt 2023, 11:43| Përditesimi: 13 Shkurt 2023, 11:44

  • Share

TAVË QENGJI ME KOS

Përbërësit:

  • 1 kg mish qengji
  • 1.5 kg kos i trashë
  • 5 vezë të freskëta
  • 2 lgj miell
  • 3 lgj gjalpë i tretur
  • 1 qepë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishi i qengjit kriposet dhe futet në një tenxhere me 2 gota ujë. Vendosim një qepë të pastruar por të pa prerë dhe e lemë të ziejë së bashku me mishin. Më pas e largojmë kokrrën e qepës, kullojmë lëngun, e lyejmë mishin me gjalpë dhe e vendosim në furrë për 15 minuta. Shtojmë pak lëng mishi dhe e lëmë për 5 minuta të tjera në furrë.

Ndërkohë kaurdisim miellin me gjalpë dhe sapo të marrë ngjyrë të artë shtojmë lëngun e mishit dhe e përziejmë derisa të krijohet një masë e trashë. Rrahim vezët bashkë me kosin dhe këtë masë e shtojmë tek mielli i skuqur. Rregullojmë shijen me kripë dhe e kalojmë gatimin në tavë së bashku me racionet e mishit të qengjit. E vendosim në furrë në 180 gradë dhe e lemë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?