Tavë pranverore me patëllxhanë nga zonja Albana

2 Maj 2023, 11:57| Përditesimi: 2 Maj 2023, 11:59

  • Share

Tavë pranverore me patëllxhanë

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 2 qepë
  • 4 domate
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhër
  • Djathë i butë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi kemi hequr lëkurën e patëllxhanëve një po-një jo, i presim në kubikë dhe i vendosim në furrë të marinuar me erëza.

Qepën e grirë e kaurdisim në vaj ulliri duke shtuar pak kripë për të ndihmuar zbutjen. Presim hudhrën në fetëza dhe specat në kubikë dhe i kaurdisim për pak minuta së bashku me qepë. Më pas shtojmë salcën dhe domatet e prera në kubikë.

Bashkojmë dhe patëllxhanët në gatim, rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Në fund shtojmë djathë të butë të grirë, vendosim kapakun dhe e lëmë për 5 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?