Tavë në 5 minuta me kunguj dhe beshamel në furrë nga zonja Albana

21 Korrik 2023, 13:22| Përditesimi: 21 Korrik 2023, 13:24

  • Share

Tavë me kunguj dhe beshamel në furrë

Përbërësit:

  • 500 gr kunguj të njomë
  • 500 ml beshamel
  • 200 gr proshutë
  • 300 gr djathë Provolone
  • 200 gr djathë Parmixhano

Përgatitja:

Presim kungujt në feta rreth dy milimetra të trasha dhe i vendosim në skarë të nxehtë pa shtuar yndyrë për rreth dhjetë minuta. Lyejmë një tavë me pak gjalpë dhe vendosim shtresa me kunguj, proshutë, salcë beshamel, djathin provolone të prerë në feta dhe djathin parmixhano të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 180°C për rreth 20 minuta, derisa të marrë ngjyrë. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?