Tavë me thjerrëza dhe perime nga zonja Albana

29 Janar, 12:02| Përditesimi: 29 Janar, 12:04

  • Share

Tavë me thjerrëza dhe perime

Përbërësit:

  • 200 gr thjerrëza
  • 1 karrotë
  • 2 presh
  • 1 vezë
  • 1 lgj miell
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 150 gr djathë i grirë
  • Kripë, piper i kuq

Përgatitja:

Kaurdisim preshin e prerë në formë rrethore në vaj ulliri. Shtojmë karrotën e grirë në rende, kripën dhe piperin. Thjerrëzat pasi i kemi shpëlarë i ziejmë dhe i kullojmë. Bashkojmë masat duke shtuar vezën dhe miellin. E shtrojmë gatimin në tavë të lyer me pak vaj, e mbulojmë sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?