Tavë me qepë të grira me vezë nga zonja Albana

23 Maj, 12:00| Përditesimi: 23 Maj, 12:04

  • Share

Tavë me qepë të grira me vezë

Përbërësit:

  • 1 kg qepë
  • 2 filxhanë kafeje vaj
  • 2 domate/ 1 lgj salcë
  • 4-5 vezë
  • Kripë, piper
  • Gjethe dafine

Përgatitja:

Qepët e thata të prera në formë rrethi i kaurdisim në zjarr të ngadalshëm, mbuluar me kapak derisa të zbuten. Pastaj hedhim domate ose salcë, kripë, piper i zi, dafinë, ujë dhe i lemë të ziejnë derisa qepët të zbuten dhe të mbeten me pak lëng. E kalojmë gatimin në një tavë dhe hedhim vezët në rreshta në largësi 4-5 cm nga njëra- tjetra. Shtojmë kripë e piper i zi dhe e vendosim tavën në furrë sa të mpikset e bardha e vezës.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?