Tavë me pure patate, djathë dhe beshamel nga zonja Albana

20 Dhjetor 2023, 11:48| Përditesimi: 20 Dhjetor 2023, 11:51

  • Share

Tavë me pure patate, djathë dhe beshamel

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 1 litër qumësht
  • 10 feta proshutë
  • 3 vezë të ziera
  • 100 gr djathë pice
  • Kripë, piper, rigon
  • Gjalpë / Vaj ulliri

Për beshamelin:

  • 3 lgj miell
  • 2 lgj gjalpë
  • 2 gota qumësht
  • 2 të verdha veze
  • Kripë, arrë moskat

Përgatitja:

Ziejmë patatet dhe më pas i bëjmë pure duke i shtypur me kripë, piper të zi, gjalpë dhe qumësht. Përgatisim beshamelin duke kaurdisur me gjalpë miellin derisa të zverdhet mirë, më pas e shuajmë me qumësht të nxehtë duke trazuar mirë që të mos kokrrizohet. E lëmë të lidhet dhe të trashet pak (por jo shumë, duhet një beshamel i hollë), e largojmë nga zjarri dhe shtojmë të verdhat e vezëve, kripën, piperin dhe arrën moskat.

Lyejmë me vaj një tavë, shtrojmë gjysmën e puresë, e sheshojmë mirë dhe sipër vendosim fetat e proshutës, shtojmë vezët e ziera të prera në feta, rigon, pak kripë, piper të zi dhe në fund djathë të grirë. Vendosim gjysmën tjetër të puresë, e nivelojmë dhe e vendosim në furrë të parangrohur për 20 minuta. Pas këtij minutazhi nxjerrim tavën nga furra dhe shtojmë beshamelin. E vendosim përsëri tavën në furrë dhe e lëmë sa të marrë ngjyrë sipërfaqja. E lëmë të ftohet për rreth 30 minuta dhe më pas e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?