Tavë me pulë dhe oriz nga zonja Albana

27 Tetor 2022, 10:16
  • Share

Tavë me pulë dhe oriz

Përbërësit:

  • 1 pulë fshati
  • 2 fç oriz
  • 5 fç lëng mishi
  • 1 qepë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj gjalpë
  • 1 gjethe dafine
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim qepën e grirë shumë imët me pak vaj ulliri dhe gjalpë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë pulën nëse është e vogël ashtu siç është, nëse është më e madhe e ndajmë në racione. E kaurdisim pulën derisa të marrë ngjyrë dhe më pas shtojmë pak erëza dhe ujë. Vendosim kapakun dhe e lemë pulën të ziejë.

Orizin pasi e kemi larë e kullojmë dhe e vendosim në një tavë duke e hapur me lugë. Vendosim mbi oriz mishin e pulës dhe në fund shtojmë buljonin e zierjes së pulës. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 220 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?