Tavë me perime, vezë dhe kos në furrë nga zonja Albana

5 Dhjetor 2023, 11:42| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 11:44

  • Share

Tavë me perime, vezë dhe kos në furrë

Përbërësit:

  • 1 kokë brokoli
  • 1 lgj gjalpë i tretur
  • 2 patate
  • 2 karrota
  • 150 gr proshutë
  • 3 kokrra vezë
  • 1 fç kos
  • 1 fç djathë i butë i grirë
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë brokolin pasi e kemi larë dhe ndarë në lule. Në një tavë të lyer me gjalpë vendosim brokolin, karrotat, patatet e prera hollë. Proshutën të prerë në fije e përzejmë me vezët e rrahura me kos dhe me erëza. E hedhim këtë masë mbi perimet, e spërkasim me djathë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?