Tavë me perime dhe qofte furre, një gatim plot ngjyra e shije nga zonja Albana

20 Korrik 2023, 12:19| Përditesimi: 20 Korrik 2023, 12:21

  • Share

Tavë me perime dhe qofte furre

Përbërësit:

  • 1 patëllxhan
  • 1 spec i kuq
  • 2 patate
  • 2 domate
  • 1 qepë
  • 500 gr mish i grirë
  • 1 lgj bukë e thërrmuar
  • 1 kokërr vezë
  • 200 ml salcë domate
  • 70 ml ujë
  • Vaj ulliri
  • Hudhër pluhur
  • Piper i kuq i ëmbël
  • Kripë, piper i zi
  • Majdanoz

Përgatitja:

Presim perimet në disqe dhe i marinojmë me kripë, piper të zi, piper të kuq dhe hudhër pluhur. Ndërkohë mishin e grirë e bashkojmë me një qepë të grirë imët, një vezë, thërrime buke, kripë, erëza dhe realizojmë qofte rrumbullake.

Vendosim në një tavë patëllxhanët, patatet, domatet dhe qoftet. Salcën e domates e hollojmë me pak ujë, shtojmë vaj ulliri dhe e lëmë të vlojë për 10 minuta. E shtojmë mbi perimet, vendosim nga një shirit spec të kuq për shije dhe për dekor dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për 45 minuta me letër pjekje.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?