Tavë me patëllxhanë nga zonja Albana

12 Dhjetor 2022, 12:16| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 12:17

  • Share

Tavë me patëllxhanë

Përbërësit

  • 3 patëllxhan
  • 150 ml kos
  • 2 qepë
  • 3 vezë
  • 250 gr miell
  • 2 thelpinj hudhër
  • 5 domate qershi
  • Majdanoz
  • Pluhur pjekës
  • Krip, koncentrat
  • Piper

Përgatitja:

Në një tigan kaurdisim qepën, më pas hedhim patëllxhanët të cilët I kemi prerë më parë në kubikë, dhe I kaurdisim bashkë me qepën, I shtojmë kripë dhe pipër dhe I lëmë të skuqen pak. Më pas shtojmë 2 thelpinj hudhër, majdanoz dhe një lugë të vogël me koncentrat. Ndërkohë në një tas qelqi rrahim 3 kokrra vezë dhe 150 ml kos, shtojmë pluhur pjekës dhe pak kripë, dhe I përziejmë në fund shtojmë miellin dhe I përziejmë sëbashku derisa masa të trashet.  Më pas në një tavë hedhim masën e krijuar me vezën, kosin dhe miellin ndërsa sipër I shtojmë patëllxhanët e kaurdisur, i shtojmë edhe disa domate qershi dhe tavën e vendosim në furrë për t’u pjekur. Më pas është gati për t’u servirur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?