Tavë me patate, vezë dhe djathë nga zonja Albana

11 Janar, 11:39| Përditesimi: 11 Janar, 11:40

  • Share

Tavë me patate, vezë dhe djathë

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 1 qepë mesatare
  • 3 karrota
  • 1-2 lgj gjalpë
  • 1 fk pure domate
  • 3-4 vezë
  • 3 lgj djathë kaçkavall
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Pasi i kemi prerë patatet në formë rrumbullake i vendosim të ziejnë në ujë të vluar për pak minuta. Ndërkohë kaurdisim qepën me pak gjalpë, më pas shtojmë karrotat e grira në rende si dhe salcën e domates. Shtojmë në fund patatet dhe i përziejmë së bashku. E kalojmë gatimin në një tavë të lyer me gjalpë. Rrahim vezët me kripë, piper të zi dhe djathë të grirë kaçkavall. E shtojmë në tavë, e spërkasim sipërfaqen me djathë dhe e vendosim në pjekje në furrë të parangrohur në 200 gradë për rreth 20- 25 minuta.  

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?