Tavë me patate, spinaq dhe krem qumështi nga zonja Albana

6 Dhjetor 2023, 11:53| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 11:55

  • Share

Tavë me patate, spinaq dhe krem qumështi

Përbërësit:

  • 700 gr patate
  • 500 gr spinaq
  • 1 qepë të thatë
  • 2 qepë të njoma
  • 2 karrota
  • 300 gr salçiçe
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Për kremin:

  • 2 lgj gjalpë
  • 2 lgj miell
  • 1 litër qumësht
  • 1 vezë
  • Kripë, arrë moskat
  • Djathë pice

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë imët me vaj ulliri derisa të zbutet me pak kripë. Presim salçiçet në kubikë, patatet dhe karrotat gjithashtu. I kaurdisim mirë dhe më pas shtojmë qepët e njoma dhe spinaqin. Vazhdojmë kaurdisjen derisa spinaqi të ulë vëllimin, rregullojmë shijen me kripë e piper dhe e kalojmë të gjithë masën në një tavë. Përgatisim kremin e qumështit beshamel duke kaurdisur miellin me gjalpë, e shuajmë me qumësht dhe sapo të fillojë të bëhet kremoze shtojmë arrën moskat, vezën dhe djathë të grirë kaçkavall. E hedhim beshamelin mbi perimet në tavë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 35 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?