Tavë me patate, qumësht dhe vezë nga zonja Albana

20 Qershor 2023, 11:39| Përditesimi: 20 Qershor 2023, 11:41

  • Share

Tavë me patate, qumësht dhe vezë

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 4 vezë
  • 500 ml qumësht
  • 3-4 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj gjalpë
  • Sallam FIX
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper, rigon

Përgatitja:

Qërojmë patatet, i presim të vogla në kubikë dhe i shtrojmë në një tavë qelqi ku i marinojmë mirë me kripë dhe erëza. Skuqim sallamin të prerë në feta dhe së bashku me yndyrën që ka lëshuar dhe pak gjalpë e vendosim mbi patate. Rrahim vezët me vaj, kripë, piper dhe arrë moskat. Shtojmë qumështin, e trazojmë mirë dhe e hedhim në tavë, të cilën e vendosim në furrë në 220 gradë për 50 minuta. Sipas dëshirës mund ta spërkasim dhe me pak djathë të grirë sipërfaqen në 10 minutëshin e fundit të pjekjes.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?