Tavë me patate, proshutë dhe djathë nga zonja Albana

22 Dhjetor 2023, 12:34| Përditesimi: 22 Dhjetor 2023, 12:36

  • Share

Tavë me patate, proshutë dhe djathë

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 150 gr proshutë
  • 400 gr miks djathrash
  • 300 ml pana
  • 4 thelpinj hudhër
  • 1 lgj gjalpë
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim patatet në disqe dhe i shtrojmë në tavë të lyer me gjalpë. I spërkasim me kripë, piper dhe vendosim thelpinjtë e hudhrave. Shtojmë pana lugë-lugë mbi sipërfaqe, shtrojmë pjesën e proshutës dhe sipër sërish patate, pana, proshutë dhe djathë. Tavën mund t’a bëjmë me dy ose tre shtresa sipas dëshirës. Në fund shtojmë disa kubikë gjalpë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 220 gradë për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?