Tavë me patate e mish të grirë me një salcë speciale kosi nga zonja Albana

26 Shkurt, 11:14| Përditesimi: 26 Shkurt, 11:15

  • Share

Tavë me patate dhe mish të grirë

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • 500 gr mish të grirë
  • 1 qepë mesatare
  • 2 thelpinj hudhër
  • 2 domate
  • 1 lgj salcë e koncentruar
  • 2 kokrra vezë
  • 200 ml qumësht
  • 250 gr salcë kosi
  • Djathë i butë pice
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë dhe lajmë patatet, i presim në kubikë dhe i vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë që të ziejnë. Në një enë kaurdisim mishin e grirë me qepën dhe hudhrën. Shtojmë kripë dhe domatet e prera së bashku me salcën. Për zierje të plotë shtojmë ujin. Rregullojmë shijen dhe i bashkojmë të dy masat e gatuara në një tavë, i nivelojmë dhe bëjmë një spërkatje me djathin e picës. Qumështin, vezët dhe salcën e kosit i përziejmë mirë dhe e shtrojmë mbi sipërfaqe. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?