Tavë me patate dhe proshutë nga zonja Albana

29 Shkurt, 12:04| Përditesimi: 29 Shkurt, 12:06

  • Share

Tavë me patate dhe proshutë

Përbërësit:

  • 4 patate
  • 2 qepë
  • 1 vezë
  • 500 ml pana
  • 150 gr djathë pice
  • Djathë tosti
  • Proshutë Tona
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Lajmë patatet në ujë të bollshëm dhe i presim në disqe. Kaurdisim qepën e prerë në gjysmë hëne, shtojmë panën dhe vezën. I përziejmë këto 2 masa bashke duke shtuar kripë, piper të kuq dhe piper të zi, sikurse dhe djathë të grirë. Shtrojmë në tavë gjysmën e masës, vendosim një shtresë me djathë tosti dhe më pas një shtresë me proshutë. Vendosim pjesën tjetër të patateve me kremin dhe serish shtresë me djathë dhe proshutë. Në fund e spërkasim me pak djathë të grirë, e mbulojmë me letër alumini dhe e vendosim në furrë në 200 gradë për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?