Tavë me patate dhe oriz nga zonja Albana

7 Shkurt, 11:36| Përditesimi: 7 Shkurt, 11:37

  • Share

Tavë me patate dhe oriz

Përbërësit:

  • 5-6 patate
  • 2 karrota
  • 1 qepë mesatare
  • 1 spec i kuq
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 filxhan çaji oriz
  • 4-5 lgj vaj ulliri
  • 2 fç ujë / lëng mishi
  • Kripë, piper
  • Djathë sipas dëshirës

Përgatitja:

Pasi kemi parangrohur furrën, presim të gjitha perimet në forma rrethore dhe i vendosim në një tas ku shtojmë një thelpi hudhër, kripë, piper dhe vaj ulliri.
Lyejmë një tavë me pak vaj dhe shtrojmë orizin e larë dhe të kulluar. E hapim orizin në të gjithë sipërfaqen dhe më pas hedhim perimet e marinuara të pa kaurdisura. Shtojmë pak vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrë në pjekje për 20 minuta. Pasi perimet janë rreshkur dhe kanë marrë ngjyrë, hedhim dy filxhanët e ujit ose lëngun  e mishit. E vendosim tavën në furrë sërish për 20 minuta të tjera. Në 5 minutat e fundit para se t’a largojmë nga furra, shtojmë djathin e thërrmuar.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?