Tavë me patate dhe mish të grirë nga zonja Albana

6 Shtator 2023, 11:24| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 11:28

  • Share

Tavë me patate dhe mish të grirë

Përbërësit:

  • 800 gr patate
  • 1 qepë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 500 gr mish i grirë
  • 2 lgj salcë domate
  • 100 ml verë
  • 3 vezë
  • 200 ml kos
  • Djathë pice
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Presim patatet në kubikë. I vendosim në një tenxhere me ujë dhe kripë dhe i lëmë të ziejnë.

Përgatisim salcën në një tigan ku shtojmë qepën e grirë imët, hudhrat dhe mishin e grirë. E përziejmë mirë duke e shuar me pak verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates dhe erëzat. Këtë masë e përziejmë me patatet. E shtrojmë në një tavë, sipër vendosim vezët e rrahura me kosin dhe djathë kaçkavall të butë. E vendosim në furrë për 40 minuta në temperaturën 200 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?