Tavë me patate dhe mish të grirë nga zonja Albana

5 Prill 2023, 11:57| Përditesimi: 5 Prill 2023, 11:59

  • Share

Tavë me patate dhe mish të grirë

Përbërësit:

  • 1 kg patate
  • Vaj bimor për skuqje
  • 500 gr mish i grirë
  • 4 lgj vaj ulliri
  • 1 qepë
  • 1 fl verë të kuqe
  • 2 domate ose 1 fç salcë domate pelte
  • 1 lgj salcë e koncentruar
  • 1 lç piper i kuq i ëmbël
  • 1 fç ujë
  • Kripë, piper i zi
  • Djathë i grirë pice sipas dëshirës

Përgatitja:

Pasi i kemi larë mirë patatet, qërojmë lëkurën dhe i presim në feta rrumbullake të cilat i skuqim për pak minuta në vaj bimor.

Në një tigan kaurdisim qepën me pak kripë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë mishin e grirë dhe në momentin kur mishi fillon të kokrrizohet e shuajmë me verë të kuqe. Sapo të avullojë alkooli shtojmë salcën e domates ose domate te grira në rende. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe erëza.

Në një tavë vendosim një shtresë me patate, një shtresë kimë, përsëri një shtresë patate dhe kimë. Në fund bëjmë një spërkatje të sipërfaqes me djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 30 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?