Tavë me oriz dhe perime nga zonja Albana

9 Janar 2023, 10:37| Përditesimi: 9 Janar 2023, 10:38

  • Share

Tavë me oriz dhe perime

Përbërësit:

  • 250 gr oriz
  • 1 qepë
  • 2 kunguj
  • 2 patate
  • 100 gr perime miks
  • 4 lgj djathë i grirë
  • 200 ml ujë
  • Vaj ulliri
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Patatet dhe kungujt i presim në rrethore, ndërsa qepën e presim hollë në gjysmë hënë. Lyejmë një tavë me pak ulliri dhe vendosim shtresën e parë me patate të cilat i spërkasim me kripë. Mbi patatet shtojmë qepët e prera hollë, një shtresë me kunguj dhe një shtresë me oriz. Më pas shtojmë perimet miks në kubikë të cilat i kemi marinuar me kripë dhe piper. Bëjmë një spërkatje të mirë me djathë të grirë kaçkavall ose djathë mocarela të prerë në feta të holla. Më pas vazhdojmë me të njejtën renditje me shtresën e dytë të tavës. Në fund hedhim një gotë ujë, e mbulojmë tavën më letër pjekje dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 35 minuta. Në minutat e fundit e largojmë letrën e pjekjes dhe e lemë tavën të marrë ngjyrë të bukur nga lart.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?