Tavë me narden nga zonja Albana

26 Tetor 2022, 10:11| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 10:12

  • Share

Tavë me narden

Përbërësit:

  • 500 gr mish viçi
  • 1 qepë e kuqe
  • 1 lç narden
  • 1 lgj niseshte
  • 2 gjethe dafine
  • 1 lgj vaj ulliri / person
  • 1 lgj salcë domate
  • Fara speci djegës
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Mishin e viçit të prerë në copa e kaurdisim me pak vaj ulliri në një tigan të thellë. Pasi mishi ndryshon ngjyrë shtojmë qepën e kuqe, farat e specit djegës dhe gjethet e dafinës. Vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa të zbutet dhe më pas shtojmë salcën e domates dhe nardenin të cilin e kemi tretur në pak ujë të vakët. E lëmë gatimin të ziejë në temperaturë të ulur për rreth 45 minuta. Në fund rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë dheu të madhe ose në tava dheu individuale. E vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?