Tavë me mish dhe qepë nga zonja Albana

5 Prill, 12:33| Përditesimi: 5 Prill, 12:35

  • Share

Tavë me mish dhe qepë

Përbërësit:

  • 3 qepë mesatare
  • 3 thelpinj hudhër
  • Mish sipas dëshirës
  • Kripë, rigon
  • Piper i zi, piper i kuq
  • 2 lugë gjelle uthull
  • 1 lugë gjelle miell
  • 1 lugë salcë domate

Përgatitja:

Kaurdisim mishin me pak yndyrë dhe e lëmë të ziejë. Në një tigan skuqim qepët e grira (mund të zgjedhim dhe qepujka), kur volumi i qepëve bie shtojmë kripën dhe salcën, si dhe racionet e mishit. Miellin e kaurdisim derisa të shpërthejë aroma, shtojmë lëng mishi për ta tretur dhe të dy masat i bashkojmë bashkë. Rregullojmë shijen me erëza dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?