Tavë me lulelakër dhe oriz nga zonja Albana

29 Nëntor 2022, 10:53| Përditesimi: 29 Nëntor 2022, 10:54

  • Share

Tavë me lulelakër dhe oriz

Përbërësit:

  • 1 kg lulelakër
  • 1 gotë oriz
  • 1 qepë
  • 100 ml pana
  • 2 lgj galetë
  • 2 lgj gjalpë
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper
  • Djathë kaçkavall i butë

Përgatitja:

Ndajmë lulelakrën në bohçe të vogla dhe i vendosim të ziejnë. Kaurdisim në tigan me pak gjalpë qepën derisa të zbutet. Më pas shtojmë orizin të cilin e kemi vendosur të ziejë më pare (për rreth 10 minuta). Lyejmë një tavë me gjalpë, vendosim një shtresë me lulelakër, një shtresë me oriz dhe përsëri një shtresë me lulelakër. Panën e trazojmë me pak kripë dhe arrë moskat dhe e hedhim sipër lulelakrës. E spërkasim me djathë të grirë dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 15 minuta.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?