Tavë me kunguj, patate dhe vezë nga zonja Albana

12 Tetor 2023, 11:42| Përditesimi: 12 Tetor 2023, 11:44

  • Share

Tavë me kunguj, patate dhe vezë

Përbërësit:

  • 1 qepë
  • 4 kunguj
  • 4 patate
  • 3 domate mesatare
  • 4 thelpinj hudhër
  • 4 kokrra vezë
  • Pak vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • Bimë aromatike

Përgatitja:

Në një tigan ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën e grirë hollë, shtojmë patatet dhe kungujt të prerë në shiritë të trashë dhe i kaurdisim mirë me qepën. Shtojmë më pas domatet të prera në kubikë si dhe hudhrat e prera hollë. Ulim temperaturën e sobës dhe e lëmë gatimin të ziejë për 10 minuta në temperaturë mesatare të mbuluar me kapak. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Rrahim vezët dhe i shpërndajmë sipër mbi gatimin. Vendosim kapakun për 5 minuta dhe e shërbejmë të ngrohtë spërkatur me koper ose majdanoz të freskët.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?