Tavë me kunguj jeshil nga zonja Albana

7 Nëntor 2022, 10:14| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 10:15

  • Share

Tavë me kunguj jeshil

Përbërësit:

  • 400 gr kunguj të njomë
  • 2 lgj miell
  • 3 lgj djathë kaçkavall
  • 3 kokrra vezë
  • 3 lgj qumësht
  • 1/2 tufë majdanoz
  • Proshutë të tymosur
  • Galetë
  • Piper të zi, piper të kuq
  • Kripë, arrë moskat
  • Vaj bimor

Përgatitja:

Presim kungujt në rrethore, i pudrosim me pak miell dhe i skuqim lehtë në një tigan me vaj. I spërkasim me kripë dhe piper dhe i shtrojmë në një tavë. Mbi shtresën me kunguj vendosim proshutë të tymosur të prerë ne copëza. Rrahim vezët me pak qumësht, kripë, piper, arrë moskat dhe i shtojmë mbi kungujt. E spërkasim sipërfaqen me pak galetë dhe djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?