Tavë me kunguj dhe oriz nga zonja Albana

12 Tetor 2022, 11:21| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 11:22

  • Share

Tavë me kunguj dhe oriz

Përbërësit:

  • 1 kg kunguj
  • 1 qepë të thatë
  • 3 qepë të njoma
  • 1 fç oriz
  • 3 fç qumësht
  • 3 vezë
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 2 lgj gjalpë
  • Kopër, majdanoz
  • Kripë, piper
  • Djathë të grirë

Përgatitja:

Në një tigan me gjalpë dhe vaj ulliri kaurdisim qepën e thatë dhe pas 5 minutave shtojmë qepët e njoma të grira hollë. Vazhdojmë kaurdisjen për rreth 8 minuta derisa qepët të ulin volumin, shtojmë më pas erëzat, bimët aromatike dhe kungujt të prerë në feta. Orizin pasi e kemi shpëlarë e shtojmë në tigan. Bëjmë një kaurdisje të lehtë të të gjithë përbërësve së bashku dhe më pas të gjithë masën nga tigani e kalojmë në një tavë.

Rrahim 3 kokrra vezë dhe shtojmë 3 filxhanë qumësht ose 2 filxhanë qumësht dhe 1 ujë. Rregullojmë shijen me kripë, piper dhe arrë moskat dhe e shtojmë kremin në tavë. E nivelojmë mirë, e spërkasim me pak djathë kaçkavall të grirë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 30-35 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?