Tavë me fasule pllaqi dhe suxhuk nga zonja Albana

9 Shkurt, 11:48| Përditesimi: 9 Shkurt, 11:49

  • Share

Tavë me fasule pllaqi dhe suxhuk

Përbërësit:

  • 400 gr fasule pllaqi
  • 2 qepë mesatare
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 2 speca (jeshil dhe të kuq)
  • 1 degë selino
  • 1 tufë spinaq
  • 2 karrota
  • 200 gr suxhuk
  • 1 lugë çaji piper i kuq
  • 1 filxhan çaji pure domate
  • 1 lugë kafeje sheqer
  • 1 spec djegës
  • 2 gotë lëng mishi ose fasulesh
  • Rigon, nenexhik
  • Kripë, piper i zi

Përgatitja:

Fasulet pasi i kemi lënë në ujë të zbuten, i shpëlajmë dhe i vendosim në tenxhere të mbuluara me ujë dhe i lëmë të ziejnë. Në një tigan ngrohim vajin, qepën, karrotat në feta, hudhrat, selinonë, suxhukun, specat dhe purenë e domatës. I përziejmë dhe e lëmë të ziejë 5 minuta. Në fund shtojmë spinaqin, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, spec pikant, nenexhik dhe rigon. Më pas shtojmë fasulet pllaqi jo të ziera plotësisht dhe 2 gota lëng mishi ose lëng fasulesh. Transferojmë gatimin në tavë balte dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 30-40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?