Tavë me domate jeshile dhe krem kosi nga zonja Albana

2 Tetor 2023, 12:26| Përditesimi: 2 Tetor 2023, 12:29

  • Share

Tavë me domate jeshile dhe krem kosi

Përbërësit:

  • 1 kg domate jeshile
  • 2-3 lgj vaj ulliri
  • 2 qepë
  • 2 speca jeshile
  • 400 gr ajkë kosi
  • 100 ml pana
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Presim domatet jeshile në kubikë mesatare dhe i vendosim të zbuten në ujë të nxehtë. Ndërkohë kaurdisim qepët të prera në kubikë me pak vaj ulliri, më pas shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. E largojmë tenxheren nga zjarri, shtojmë domatet jeshile, kripë, piper të zi dhe piper të kuq pluhur. I trazojmë që shijet të unifikohen dhe në fund shtojmë ajkën e kosit dhe panën. E kalojmë gatimin në një tavë dheu dhe e vendosim në furrë në temperaturën 250 gradë derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?